Arditi është një nga konkurrentët që ka nxitur shumë debate brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” kjo si pasojë e batutave dhe ndërhyrjeve të tij që shpeshherë ka ofenduar edhe disa prej banorëve. Po ashtu ai është komentuar shumë edhe për raportin me Beniadën. Që në ditët e para ai u shpreh se ajo është vajza që i pëlqen më shumë brenda shtëpisë dhe e la të hapur mundësinë e një romance. Edhe mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit Arditi shprehu hapur simpatinë për të, ndonëse Beniada tha se e sheh vetëm si shok. Deklarata e Arditit u shoqërua me debate të shumta brenda shtëpisë dhe disa prej banorëve mendojnë se kjo është strategji për lojë. Arditi është përplasur edhe me Donaldin për këtë çështje pasi aktori e pyeti nëse ai po pret që të ndodhë diçka me Beniadën.

Ardit: Ja ndodh pra, pse po e bëni kështu? Ishit ju që komemtuat… Donaldi: Më thuaj diçka, po pret që të ndodhë diçka me Beniadën, po apo jo? Ardit: Ajo e ka thënë që “Unë Arditin e shoh si shokë”. Unë nga ana ime kisha një simpati edhe e thashë. Donald: Po ti po pret që të ndodhë diçka apo jo? Ardit: Nuk është puna se ç’pres unë. Unë soy kam një simpati. Se çfarë ndodh nuk e di. Unë shpreha simpatinë time dhe s’mund ta ndryshoj tani që ajo tha se më sheh si shok.