e siguri i dini përmendësh tekstet e dy bashkëpunimeve të Capital T dhe Elvana Gjatës, “Lejla” dhe “Fustani”.

Nuk mendoni se erdhi koha që prej tyre të dëgjojmë një hit të ri? Po, ashtu mendojmë edhe ne.

Ndaj edhe dyshja po na e plotëson të gjithëve këtë dëshirë, siç tregojnë burime për “Prive”.

Kapo dhe Elvana do të sjellin sërish një tjetër “bombë” dhe jemi të gjithë sy e veshë për të mësuar më tepër detaje.

Dueti i tyre do të vijë shumë shpejt, por ende nuk kemi një titull kënge apo një datë konkrete.

Pasi Capital T shijoi suksesin e këngëve të albumit të tij “Skulpturë”, ka qenë Elvana ajo që na solli plot 7 perla, që si gjithmonë u pritën mjaft mirë nga publiku. Këngët e mini albumit të saj u kthyen menjëherë në hite.

Asokohe, komentet drejtuar Elvanës ishin të panumërta dhe këngëtarja i ktheu përgjigje e falenderime të gjithëve, përveç një personi. Bëhet fjalë për moderatoren Alketa Vejsiu, e cila megjithëse i ka lënë dy komente në postim, s’mori asnjë përgjigje nga Elvana.

“Me yll në ballë”, “Emocion i vërtetë”- i shkroi Alketa, e cila mori thjesht një ‘seen’.

Më herët, Elvana ishte e ftuar në emisionin “Nin”, ku ndër të tjera foli dhe për këtë lajm që qarkulloi lart e poshtë.

Pyetur nga moderatori se cilat lajme i kanë mbetur në mend, ndër të tjera këngëtarja shqiptare përmendi atë që kishte të bënte me këtë rast.

“Ia lë seen Alketës”, tha këngëtarja.

“Kur pashë shkrimin e kuptova se çfarë kishte ndodhur se nuk e dija. Absolutisht nuk e pashë komentin e Alketës e t’ia ktheja fillonin prapë nga fillimi e pastaj thashë më mirë lëre fare”, shtoi ajo duke treguar se nuk ishte një veprim i qëllimisht, por thjesht i kishtë shpëtuar mes qindra komenteve.

Përsa i përket sqarimit të kësaj çështje me moderatoren, Elvana u shpreh se nuk është diçka me shumë interes që duhet sqaruar.

“Po jo se s’ka çfarë të sqaroj sa herë shkruajnë mediat, kemi dhe ne punët tona “