Juventus ka një plan për të rimarrë Paul Pogba, sipas La Gazzetta dello Sport.

Drejtuesit bardhezinj ka mundësinë ta marrë përsëri mesfushorin me kosto zero qershorin e ardhshëm.

Hapi i parë për të përballuar rrogën e lartë të francezit (15 milionë euro) është ai që të lirohet fillimisht nga rrogat e mëdha që ka në skuadër.

Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot, për shembull, kushtojnë 7 milionë euro në vit secili, duke përjashtuar bonuset.

Gjithsesi, do të duhej të bëhej edhe një sakrificë tjetër për t’i ofruar shifrën e duhur Pogba-së, edhe pse United ka ndërmend t’i ofrojë një rinovim që mund ta çojë rrogën e tij në 20 milionë euro.