Deputeti i PS Petro Koci, teksa ka ndjekur “motin” gjatë kësaj kohe në Partinë Demokratike, ka reaguar duke thënë se në PD njëri është më pabesë se tjetri. Sipas tij, edhe ish kryeministri Berisha edhe kreu i PD Lulzim Basha, kanë betejë për interesa personale.

Koci shprehet se Basha është kundër Berishës dhe jo kundër berishizmit. “Ne PD njeri eshte me i pabese se tjetri. U katandis demokracia qe Saliu te perfaqesoje mendimin ndryshe, kur Luli ska qene kurre alternativ ndaj Saliut. Luli eshte kunder Berishes, jo kunder berishizmit. Te dy e kane beteje per interesa personale,”- shprehet deputeti.