Prej disa ditësh, një emigrante delirante shfaqet krah Sali Berishës në turin e tij me militantë të sëmurë, të cilët premtojnë edhe të rrëmbejnë armët, për të vënë në vend dinjitetin e Saliut. Jo vetëm kaq, por ajo shfaqet edhe nëpër dreka në Presidencë dhe në gjithë mediat e kontrolluara nga Berisha. Dje, ajo ka qenë e ftuar në televizionin e Berishës, ku ka lëshuar disa perla, që të bëjnë të kuptosh se ku jetojmë, në një vend ku bëhet protagonist edhe një emigrante me emrin Evi Kokalari, e cila di gjithë fatet e botës dhe është në qendër të tyre!

Çim Peka: Mediat dhe televizionet pro Donald Trumo gjatë fushatës në SHBA, e besoni apo jo ju, ishin në listën e zezë të Ambasadës amerikane. Individët që ishin pro tij shiheshin si njerëz që nuk kanë lidhje me këtë realitet. Ditën që Donald Trump është futur në presidencë, gruaja e ministrit të Brendshëm ka drejtuar protesta kundër tij në Shqpëri dhe Maqedoni, zyrtarë të lartë të PS janë investuar kundër tij.

Rikandidon Donald Trump për president? A ka gjasa ta marë Shtëpinë e Bardhë? Kokalari: Në mënyrë absolute që po. Un besoj se ai e kishte fituar në 2020. Po të shohësh lajmet e fundit, po dalin votat e manipuluara në disa shtete. Ne shihnim çfarë bëhej në fushë, si takimet me Sali Berishën, por në standard tjetër, me 20 mijë veta.

Ndjehej, pasi kishim demokratë që do votonin për Trump. I kaluam linjat mes demokratëve dhe republikanëve sepse shihnim nga e ardhmja. Po të shohësh zhvillimet e fundit në Afganistan, Covid-19 etj. mbështetja ndaj tij është rritur akoma. Ai është në një formë fantastike dhe ai beson se mund të kthehet para 2024 nëse gjykatat do vendosin dhe mund të funksionojnë. Çim Peka: Pse Donald Trump është më i përshtatshëm për shqiptarët se një administratë demokrate. Çfarë fitojnë shqiptarët nga rikthimi i Trump në Presidencë?

Kokalari: Në rradhë të parë do heqi mandatin e vaksinës. Ikën mbështetja më e madhe e Xhorxh Sorros nga DASH. Çim Peka: Për 4 vite nuk arriti ta hiqte mbështetjen e Sorros në DASH! Ky fakt është se shqiptarët janë skeptik ndaj Trump. Kokalari: Kjo është gjëja më naive. Nuk e kuptojnë sesa e madhe është DASH, sesa probleme ka ai në Shtëpinë e Bardhë. Kur më thonë se Trump ka vendosur Juri Kim, ai nuk e dinte fare Juri Kim. Dilni nga mentaliteti për 4 vite, nuk janë të mjaftueshme. Hapi Kutinë e Pandorës, që ishte gjëja më e madhe. Po të kthehet për një 4 vjeçar tjetër, DASH do pastrohet. Do kuptohet se sa ndikim ka Sorros në DASH, në VOA, në gjykata. Amerikanët po e kuptojnë se Kina Sorros Bill Gates, kanë shkatërruar botën.

Në fund ajo tha se do i tundë themelet Lulzim Bashës në Senatin amerikan, a thua ajo ka akses në të dhe mezi po e presin të denoncojë Bashën. “Unë prezantoj të djathtën dhe e kam ndjerë dhimbjen e së djathtës, edhe në Amerikë, edhe këtu. I kam thënë Berishës se nëse ke idhull, ke Regan e më thua se jam i së djathtës qendrore, Regan ka qenë i djathtë i vërtetë, sepse përndryshe do dobësohej opozita këtu, e djathta është e tillë, nuk ka të djathtë qendrore. Basha dje me deklaratën nuk më tremb, mua nuk më tremb as ai, as Rama, as Soros, asnjëri.

Ajo dosje që ka Basha u shfrytëzua që t’ja bëjë gropën Berishës. Largimi i Berishës mërziti të gjithë të djathtën, më bëri që të kryej akoma veprime, do të shkoj tek kongresistët amerikanë e do ua shpjegoj se çfarë ka ndodhur dhe si është shfrytëzuar foto me Donald Trump. Do ta çoj në Kongres, që të ketë hetim ndaj Bashës, nuk ka bërë padi e nuk është burrëri kjo. Turp që nuk ka bërë padinë. Kam raporte me kongresmenë amerikanë. E kam mikeshë Yuri Kim dhe unë e mbroj Berishën, e Kim nuk ka pse të më imponojë se çfarë mendoj”, deklaroi Kokalari.