Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka bërë sot një akt të fort politik, I ngjashëm edhe pse jo I njëjtë për efektin Brenda partisë, me atë që bërë javën e parë të Shtatorit kundër Sali Berishës. Ai ka distancuar sot Partinë Demokratike nga Ilir Meta. Ky është një vendim I rëndësishëm politik, I cili I jep më në fund PD, një rol politik, lidhur me distancimin ndaj vijës antiamerikane në Shqipëri. Distancimi nga Ilir Meta I jep dhe më shumë kuptim distancimi nga Sali Berisha, pasi jo vetëm zgjeron boshtin e mbështetjes së PD ndaj SHBA dhe orientimit perëndimor të saj, por I jep fund dhe qorrsokakut politik ku Berisha e Meta po kërkojnë të fusin opozitën drejt një partie “sovraniste”, antiperëndimore, që të përdoret për interesat e tyre personale.

Ilir Meta prej gati dy vitesh dhe Sali Berisha prej prillit të këtij viti, po përpiqen të devijojnë boshtin politik të PD dhe të spostojnë orientimin perëndimor të saj duke e zëvendësuar me”sovranizimin” dhe mos ndërhyrje në punët e Shqipërisë të SHBA apo Bashkimit Evropian edhe pse PD e ka në preambulën e statutit të saj orientimin euroatlantik të Shqipërisë. Përfshirja dhe e Ilir Metës në listën e figurave politike ndaj të cilave distancohet Basha në emër të PD, në të vërtet është fillimi I një ndarje historike të PD nga qorrsokaku ku po tentojnë ta fusim Sali Berisha dhe Ilir Meta. Beteja e PD me Berishën dhe Metën nuk është betejë statuti, apo rregullash të brendshme, siç po tenton Berisha të spekuloj, por është betejë për orientimin e ardhshëm të tyre si parti properëndimore apo parti izolacioniste.

Këto janë dy parti shumë të ndryshme dhe janë prezente kudo ne Lindje si parti minore. Ajo që bën Berisha dhe Meta nuk janë të paligjshme për pluralizmin në Shqipëri, por janë të paligjshme dhe të rrezikshme për të ardhmen e PD, kur bëhen ne emër të saj. Sali Berisha që ankohet se Lulzim Basha nuk respekton procedura administrative brenda PD, apo gjen shembuj qesharakë individësh “të persekutuar” nga Basha për shkelje statute, në fakt po flet foltore më foltore për një statut të ri të një partie, për orientim antiperëndimor të partisë dhe një ideologji te re politike. Nuk është ajo e PD. Ai po flet si kryetar I një partie të re,.

Akti I sotëm I Lulzim Bashës I heq PD dilemat nëse do të transformohet në një parti të Sali Berishës dhe Ilir Metës apo vazhdoj rrugën për të cilën është themeluar si partia e parë properëndimore në Shqipëri. Përjashtimi I Ilir Metës nga aleanca me PD, edhe pse nuk është dramatik, siç ishte përjashtimi I Sali Berishës, edhe pse u shoqërua me më shumë të qeshura se të qara, është po aq I rëndësishëm sa ai, pasi zgjeron shtratin e një vendimi të marrë jo për interesa personale siç është vendimi ndaj Sali Berishës por për interesin themelor të PD dhe të ardhmen e saj në historinë e këtij vendi. Dhe për ta kuptuar këtë, shikoni se si të gjithë merren me “Trekëndëshin e Bermundës” meqë ka shtuar dhe Ramën, dhe jo me faktin që ka përjashtuar Ilir Metën nga bashkëpunimi me PD.

Unë në fakt kisha shkruar muaj më parë po me humor, se Basha do të distancohej nga pesëkëndëshi, Rama-Berisha-Meta-Doshi-Rakipi. Por nga të pestë këta, katër mund të qeshin, por Ilir Metës nuk I duket për të të qeshur.