Nga Frrok Çupi/ Kur e pashë në krah të Berishës në Foltore, sigurisht që ishte e qartë çdo gjë: Evisi ka marrë vesh se në Shqipëri ka nevojë për një kryetare të PD dhe ka nxituar.

Mu kujtua një nga ngjarjet e vitit 1991, momenti kur sapo u rrëzua qeveria Nano, qershor ishte. Nuk vonuan e vërshuan letra nga diaspora në redaksinë e gazetës RD. Një nga letrat, që s’ më del nga imazhi, e shkruar me dorë, me një shkrim allasoj, propozonte qeverinë e re të ardhur nga migracioni politik në Amerikë.

Ja si ishte përbërja e qeverisë:

Qamil Halimi, kryeministër,

Bedrije Halimi, zëvendës kryeministre

Asllan Halimi, ministër i Punëve të Brendshme

Zehrie Halimi, nusja e djalit, ministre e arsimit

Zeqir Halimi, djalë i dytë, ministër i Mbrojtjes

… E me radhë.

Ja kështu ndodh me shumë emigrantë që e kanë shpirtin në ajër, as atje, as këtu.

Evisi e preu biletën e para dhe mbërriti në kohë, si e ‘ dërguar’ nga Amerika për të shpëtuar PD-në. Këtë po e përdor Berisha. Berisha nuk po e përdor si misionare, por si mall. Evisi është tani një ‘mall’ që shkëmbehet me favore ndaj Berishës. Klane të ndryshëm, që nga një lob idiot grek i vogël në Amerikë ku kjo ka shërbyer si ‘ udhëheqëse’ e deri ku ta dish se ku.

Këta i kanë kërkuar Berishës: ‘Nëse Evisi paraqitet si kryetare, ne lobojmë për ty në Departamentin e Shtetit”!

Ja kaq është!, pse Evisi po ndjek Berishën e Metën sa në foltore edhe Metën në pijetore.

Evisi e fituar është, edhe pse nuk bëhet kurrë kryetare e PD. Ajo nuk ka pasur dhe as do të ketë kurrë rast në jetë që të flitet kaq shumë për të, sa po flitet tani. Në fund të fundit një reportere tmerrësisht e paaftë në ATSH ishte kur u largua nga Shqipëria, e tani kthehet si mëkëmbëse e Berishës.

Por edhe Berisha është i fituar. Edhe ky e di se Evisi kurrë nuk bëhet kryetare. Madje Berisha e di se edhe vetë ky nuk bëhet kurrë ndonjë gjë, veçse ndoshta një objekt voluminoz i SPAK. Por Berisha ndodhet në ‘knock doën’ dhe në një gjendje të rëndë psikike pas goditjes vendimtare nga Shtetet e Bashkuara. Sa më shumë të shtyjë kohën me njerëz si Evisi, çajre e ka.

Po të kishte shpresë se Meta merr opozitën, Meta she Berisha do shfaqeshin në një pamje tjetër, me të ngrefosur dhe më të sigurt. Por e dine tashmë se kjo nuk behet. Të dy do jenë para Drejtësisë si dëshmitarë ndaj njëri-tjetrit. Tashmë është e qartë se kryetar i opozitës do jetë, Lul Basha. Ky është një politikan plot defekte, por mes atij grupimi vetëm defektoz ky është zgjedhur si kryetar-tabelë që tregon nga bie Perëndimi. Këtë ka bërë Amerika. Kush nuk do PD-në e Bashës, nuk mund të krijoje parti anti-amerikane.