Genta Ismajli dhe partneri i saj turk, Usta po jetojnë prej kohësh një histori të bukur dashurie, e cila së shpejti do të kurorëzohet me martesë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Genta.

Ajo ka publikuar një video në Instastory, ku gazetarët e pyesin nëse ka ndonjë surprizë për publikun.

“Po, i kam dy”, përgjigjet këngëtarja. “Paskemi dasmë”, shprehet njëri ndër gazetarët dhe Genta konfirmon. “E gjete”, shprehet ajo.

Këngëtarja nuk ka folur për surprizën e dytë, por mendohet se është pritja e ëmbël. Kujtojmë se në media është raportuar se Genta është shtatzënë me binjakë.