Xhesika Berberi nuk është vetëm një nga modelet më të suksesshme shqiptare, por tregon se ka edhe një zemër të madhe. Pas kontributit për ndërtimin e dy shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Xhesika Berberi i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e fushave sportive për fëmijët dhe të rinjtë e Kombinatit. Teksa ka publikuar fotot nga terrenet e reja sportive, Kryebashkiaku Veliaj ka falenderuar Xhesikën për vëmendjen e vazhdueshme ndaj Tiranës.

“Sa herë që Xhesika vjen në Tiranë, ka një qëllim të mire. Këtë herë, pas kontributit që dha së bashku me Adrolën për ndërtimin e dy shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Ndroq dhe Picallë , ka menduar për fëmijët dhe të rinjtë e Kombinatit, që të stërviten dhe argëtohen te fushat sportive të zonës. Faleminderit që mendon gjithmonë për Tiranën tonë të dashur”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.