Një debat në dukje banal u transformua në një konflikt të mirëfilltë mes Semit dhe Ilirit. Gjatë spektaklit të së martës mbrëma, ata u përballën live më njëri-tjetrin por kjo nuk i sqaroi aspak marrëdhëniet e tyre. Në këtë ‘’krisje’’ zgjodhi të përfshihej edhe Donaldi i cili u shpreh se Iliri po e egzagjëron gjithë këtë situatë. Ai shtoi se ndihej i habitur gjë gjërat morën këtë rrjedhë pasi ka qenë vetë balerini i cili i ka drejtuar Semit shpeshherë batuta seksuale.

Përballë kësaj akuze Iliri u shpreh se Semi është ngacumuar nga ai si pasojë ”e veshjeve apo kërcimeve provokuese”. Normalisht që diskutimi nuk u mbyll vetëm me përballjen gjatë spektaklit. Ata kanë vijuar të këmbëngulin për qëndrimet e tyre me banorët që i ndjejnë më të afërt. ‘’Jam i qetë me veten, ka 3000 telekamera këtu dhe nuk ka se si të më shqetësojë një akuzë e tillë. Megjithatë arsyetimi që ajo bëri ishte i tmerrshëm’’,- i tha Iliri-Palomës.

”Nuk i duroj dot më, njerëz që i shtojnë vlerat e vetes. Ka qenë femra që kam mbajtur më larg nga gjithë të tjerët brenda shtëpisë”,- shtoi i revoltuar Iliri.