Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 12°C në 22°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 24°C. Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.