Beniada, modelja bukuroshe e ‘’Big Brother Vip’’ është aluduar shumë për marrëdhëniet dhe simpatitë që ka krijuar me banorë e tjerë të shtëpisë. Pëlqim të hapur për të shfaqi Arditi, i cili ndau për më shumë se 10 ditë edhe të njëjtin krevat me të. Nga ana tjetër banorët dhe publiku kanë dyshuar shpesh herë se diçka më shumë se sa miqësore mund të ndodhë mes Donaldit dhe Beniadës. Sot, teksa po bisedonte me Palomën, Beniada tha se as Donaldin dhe as Arditin nuk i sheh si opsione për të kaluar marrëdhënien në një fazë të re. ‘’Unë nuk jam sipërfaqësore, unë shoh karakterin. Prsh dua të them që me Elhaidin kam pasur një tërheqje nga ana e temperamentit dhe tipit që ai kishte ‘’,- u shpreh Beniada.

Kjo deklaratë vjen menjëherë pasi Elhaidi la shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.