Georgina Rodriguez është padyshim një ndër emrat më zë në të gjithë botën, fama e së cilës ka marrë një tjetër dimension pas lidhjes së saj me yllin portugez të futbollit, CR7. Së fundmi ajo është shfaqur në kopertinën e revistës prestigjioze franceze “L’Officiel”. Modelja ka ndarë me ndjekësit e saj imazhe të ndryshme, pjesë të artikullit për të cilin ka dhënë intervistën. Ajo që ka marrë më shumë vëmendjen ka qenë pikërisht një foto ku bukuroshja ka pozuar me vello të bardhë, look për të cilin duket se është frymëzuar nga Nënë Tereza. “Kush nuk jeton për të shërbyer, nuk shërben për të jetuar. Shën Tereza e Kalkutës”, ka shkruar ajo krah fotos.

Vihet re se në këtë postim kanë vërshuar një numër i madh komentesh, ku modelja komplimentohet për dukjen e saj tejet të veçantë. Sjellim në vëmendje se së shpejti në Netfix do të publikohet dokumentari mbi jetën e saj, i quajtur “Soy Georgina”. Në serinë e parë të këtij dokumentari, ajo do të shfaqet duke thënë: “Shumë njerëz e dinë emrin tim, por pak njerëz e dinë kush jam. Unë jam 27 vjeç dhe jeta ime ndryshoi 5 vite më parë. Ditën kur takova Cristiano-n, ishte verë, ditë e enjte, dhe kur po dilja nga dyqani, u shfaq një burrë i pashëm gati 2 metra i gjatë”.