Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka njoftuar këtë mesditë ndryshimet në polici, që prekin thuajse të gjitha drejtoritë në rrethe.

Kështu, sipas kryepolicit, Ardian Çipa rikthehet në polici, përkatësisht në postin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, ndërsa Policia e Tiranës do të drejtohet nga Lorenc Paganika, duke zëvendësuar në këtë post Rebani Japuin.

Ky i fundit do të drejtojë një tjetër sektor në Policinë e Shtetit, atë të Departamentit për Siguri publike.

Lorenc Paganika në Tiranë, Hamdi Fjora në Shkodër, Gentian Berberi në Vlorë, Ardian Çipa në Elbasan, Alfred Çepe në Fier, Gjovalin Loka në Korçë, Neritan Nallbati në Durrës, Rebani Jaupi drejtor i departamentit për Siguri publike