Polonia luan një transfertë shumë të vështirë përballë Shqipërisë, pasi nga takimi i ‘Air Albania’ kalon edhe bileta për në fazën finale të Kupës së Botës Katar 2022. Kombëtarja polake nuk do jetë vetëm në këtë 90 minutësh, edhe pse sigurisht atmosferën në shkallët e stadiumit do e bëjnë tifozët shqiptarë. Mbi 200 tifozë, nga 22 mijë në total i përkasin i përkasin grupimit “Tifozat Kuq e Zi”, teksa interesi për bileta ka qenë i lartë nga tifozë të të gjithë trojeve shqiptare. Të shumtë janë edhe tifozët polak që kanë udhëtuar drejt vendit tonë enkas për këtë sfidë. Në një prononcim të shkurtër për Klan News, ata janë besimplotë se tre pikshi do shkojë në favorin e tyre. “Ndihem shumë mirë. Qyteti është shumë i këndshëm. Ndjejmë një lloj presioni tani, pasi kombëtarja juaj fitoj ndaj Hungarisë. Besoj Levandovski do shënoj për ne. Kanë ardhur shumë tifozë polak në Shqipëri. Brohoritjet tona do dëgjohen gjithandej në Shqipëri”, është shprehur një tifoz polak.

Fitorja e kësaj sfide do i konfirmonte kombëtares në vendin e dytë në grupin i kualifikues të Kupës së Botës Katar 2022. “Ndihem shumë mirë. Qyteti është shumë i këndshëm. Ndjejmë një lloj presioni tani, pasi kombëtarja juaj fitoj ndaj Hungarisë. Besoj Levandovski do shënoj për ne. Kanë ardhur shumë tifozë polak në Shqipëri. Brohoritjet tona do dëgjohen gjithandej në Shqipëri”, është shprehur një tifoz polak.

Fitorja e kësaj sfide do i konfirmonte kombëtares në vendin e dytë në grupin i kualifikues të Kupës së Botës Katar 2022.