Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se ditën e nesërme do të ketë shkëputje të energjisë në disa zona të Tiranës në intervalin kohor 11:00 – 13:00

Në nënstacionin Traktora do të kryhen punime në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit.

Pa energji do të mbeten pjesërisht Kodra e Priftit, Shkozë, zona pranë Depos së Ujit, Rruga “Todi Shkurti” (prane pallateve Grand), “Kodra e Kokonozëve”, rruga “Pasho Hysi’, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Pallate pranë Oxhakut te shkolla e Bashkuar, Porcelani, Zona Farkë Zona rreth “Qytetit Studenti”, Zona pranë ish-Uzinës Traktori, Shkozë.