Myslym Murrizi ishte i ftuar ditën e sotme në studion e “Zona Zero” në Top News ku foli për situatën politike në vend. Ai dha disa arsye dhe mënyra se si duhet të ndryshojë Partia Demokratike në mënyrë që të mos humbë totalisht. “Do degdiset nëse nuk bëhet sic ka emrin, jo të emërojë individë që nuk kanë asnjë vlerë, njerëz që lëpihen sa më shumë.

Duhet të kthejë besimin tek qytetarët, duhet të kthejë moralin tek vetja fillimisht. PD duhet të respektojë garën brenda saj. Braktisja e Kuvendit dhe mos marrja pjesë në zgjedhjet lokale iu kthye në bumerang, i bëri shumë dëm vetë partisë,” tha Murrizi.