Kryeministri australian Scott Morrison deklaroi sot se ndalimi i udhëtimeve ndërkombëtare shumë shpejt do të hiqet. “Shumë shpejt… ne do të jemi në gjendje të rihapim kufijtë ndërkombëtarë”, u tha Morrison gazetarëve në Kanberra ndërsa njoftoi ndryshimet.

Morrison theksoi se ”qytetarët dhe banorët australianë të vaksinuar plotësisht do të jenë në gjendje të udhëtojnë në dhe nga shtetet të cilat nivelin e vaksinimit e kanë të paktën 80%”. “Do të fillojë të ndodhë muajin tjetër’’, shtoi Morrison.

”Qytetarët dhe banorët australianë të vaksinuar plotësisht të cilëve u është dhënë një vaksinë e njohur nga rregullatori i drogës në vend, TGA, do të jenë në gjendje të karantinohen në shtëpi për shtatë ditë”, theksoi ai. ”Njerëzit të cilët nuk janë të vaksinuar ose të vaksinuar me një vaksinë të panjohur nga TGA do të duhet t’i nënshtrohen karantinës në hotel për 14 ditë”, tha Morrison. “Synimi i qeverisë është që sapo të bëhen ndryshimet në nëntor, kufizimet aktuale të udhëtimit jashtë shtetit në lidhje me COVID-19 do të hiqen dhe australianët mund të udhëtojnë”, shtoi kryeministri australian.