Mbrëmjen e djeshme si pasojë e shkeljeve flagrante të rregullave të vendosura nga “Vëllai i Madh”, 5 banorë u dërguan në Shtëpinë e Dënimit, ku do të duhet të jetojnë disa orë përtej luksit dhe komoditetit. Banorët që u zgjodhën nga televotimi ishin Monika, Arditi, Sabiani, Semi dhe Graniti.

Sapo mbaroi spektakli, Monika ka shpërthyer në lot. Sabiani dhe Graniti janë përpjekur ta qetësojnë ndërsa ajo është shprehur se kishte merak sesi e kishte parë mami i saj nga jashtë.

Kjo ka ardhur dhe si pasojë e debateve që ndodhën mbrëmë në spektakël për lojën e saj dhe të Fifit.