Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se Këshilli i Ministrave mori sot vendimin për ofrimin e garancisë sovrane për të vënë në dispozicion të sektorit energjetik 10 miliardë lekë.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pasur një sërë projekt vendimesh sot për të kaluar, të ndara në dy grupe, atë të energjisë dhe infrastrukturës. Sot është marrë vendimi për ofrimin e garancisë sovrane për të vënë në dispozicion të sektorit energjetik 10 miliardë lekë, të cilat do në na krijojnë kushtet për të mbrojtur të gjithë fashën e abonentëve familjarë dhe ato të biznesit të vogël”.