Milani po përparon në mënyrë progresive drejt rinovimit të Alessio Romagnolit. Qendërmbrojtësi është një nga ata që përfundon kontratën verën e ardhshme dhe ishte një nga lojtarët që vuri në dyshim të ardhmen e tij, por në fund ka vendosur të zgjasë kontratën.

Italiani ka një ofertë nga Lazio dhe gjithashtu një propozim nga Barcelona, kështu Mino Raiola, agjenti i tij, nuk do t’ia bëjë të lehtë Maldinit dhe Massaras mbylljen e kontratës së re.

Oferta nga klubi Romak ka vënë në vështirësi skuadrën e Milanit, e cila ose do të duhet paguajë 6 milion euro në sezon 26-vjeçarin, në të kundërt Lazio pret pas derës.

Klubi po planifikon ta arrijë këtë shifër, por me një pagë fikse prej 4.5 milion eurosh dhe pjesa tjetër në variabla sipas objektivave. Ndoshta kjo është një pikë fillestare për t’u afruar me një marrëveshje.