Analisti i njohur Ilir Yzeiri, u shpreh se Lulzim Basha duhet të na e tregojë njëherë si ka arritur të blejë dy vila.

“Nuk ka fuqi për ti çuar deri në fund gjërat. Është karakterizuar gjithmonë nga veprime të vogla. Nuk duhet të harrojmë që në kohën kur ka qenë në opozitë, pasurimi i tij ka qenë i pajustifikuar.

Ai duhet të na e tregojë si ka rritur të blejë dy vila. Edhe nëse i ka marrë me qira dy vila, në perceptimin e përgjithshëm, një politikan që futet në një lojë të tillë, nuk është një politikan i pastër. Nuk mund të lesh një banesë me 300 mijë metra katrorë dhe të marrësh me qira”, tha ai.

Më tej përmend ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, që sipas tij, edhe pas 16 vitesh në qeveri, po jeton në një apartament të thjeshtë.

“Nëse do të ishte mendim proletar, unë do të isha komunisti i parë që përkrah Angela Merkel. E nisi karrierën e saj 16 vite në krye të Gjermanisë, në një apartament 76 metra katrorë. E nisi dhe e mbylli aty”, u shpreh ai për Top Talk.