Ish- Kryeministri Sali Berisha është shprehur se ishte në dijeni se mbi demokratët kishte presione nga qeveria dhe nga Kryedemokrati Lulzim Basha. Berisha shprehet se PD po kthehet në një ‘uragan’ që do të shpëtojë pluralizmin dhe Shqipërinë, dhe nuk jeni burra e gra qe shiteni per nje vize.

Duke “shigjetuar” ne kete menyre Bashen, i cili si argument per perjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD dha se e “kishin detyruar SHBA-te te vendoste per Berishen”.

Sali Berisha: Unë e dija se mbi ju rëndon në forma më të ndryshme të presioneve. E dija se qeveria dhe pengu i saj bënin çdo gjë për t’u shkurajuar ju. Unë e dija se jeni burra dhe gra që nuk shiteni për një vizë, por qëndroni në të drejtat tuaja. Shoh se po bëhemi një uragan i vërtetë i njerëzve të lirë që do shpëtojmë pluralizmin dhe Shqipërinë./