Posta Shqiptare do të mbështesë Postën e Kosovës për anëtarësimin në Unionin e Përbotshëm Postar (UPU).

Drejtori i Postës Shqiptare, Ervin Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë ku u takua me homologen e tij, Fakete Kadiu, ku deklaroi edhe mbështetjen për Postën e Kosovës.

“Partneritetin tonë të shkëlqyer ndër vite do ta çojmë përpara në arritje dhe realitete të reja. Do të intensifikojmë marrëdhëniet tona bilaterale në fushën e shërbimeve postare dhe do të mbështesim Postën e Kosovës për anëtarësimin në Unionin e Përbotshëm Postar (UPU)”, deklaroi Bushati.

Kreu i Postës Shqiptare po ashtu tha se bashkëpunimi do të shtrihet edhe në fushën e e-commerce.