Shqipëria do të luajë këtë mbrëmjen një nga ndeshjet më të rëndësishme, pasi do të presë në “Air Albania” Poloninë, ku një fitore do të na e bënte thuajse të sigurt vendin e dytë në grup dhe kalimin në Play Off. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar Kombëtaren kuqezi, ndërsa publikon bluzat e lojtarëve.

“Mbani frymën miq! Mijëra zemra kuqezi janë me çunat sot në fushë. FORCA”, shkruan Veliaj.