Dy ish konkurrentët e ‘Përputhen’, nga dy sezone të ndryshme, Shqipja dhe Hyseni, ishin të ftuar sot në emisionin ‘E Diell’. Një ‘shkëndijë’ mesa duket lindi mes këtyre të dyve… ose të paktën kështu u duk! E ngacmuar edhe nga të ftuarit e tjerë, Shqipja ndryshoi vendin me Antonelën dhe u ul pranë Hysenit, ndërsa tha edhe fjalë shumë të mira për këtë të fundit, madje edhe i kërkon të dalin në një takim së bashku!

Ervin Kurti: Do e shikoje Hysenin si një djalë potencial me të cilin ti do të kishe një raport Shqipe: Po! Është një djalë shumë i mirë, më ka pëlqyer te pjesa që u largove nga emisioni. Po më sikletosni, ua jam bërë ujë në djersë! Nuk më pëlqen të flasë për këto tema (ulet afër Hysenit, ndryshon vendin me Antonelën). Hyseni më ka pëlqyer si djalë por jo si karakter. Në momentin që nuk i ke kërkuar falje atij djalit ke bërë gjënë më të mirë. Mashkull o vëlla, mashkull!

Hyseni: Unë nuk e kam turp të kërkoj falje! Shqipe: Më ka pëlqyer në momentin që tha nuk do kërkoj falje, por do kërkoja në momentin n.q.s ai person do kishte pranuar gabimin, kjo është për tu respektuar. Shqipe: Do bëjmë një ‘date’ bashkë? E bëjmë që tani!