Marrëveshja e re me kompaninë që prodhon vaksinat anti Covid, “Pfizer & Biontech” u dekretua sot nga presidenti Ilir Meta.

“Dekretoj shpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021”, shkruhet në dokumentin e bërë publik nga Presidenca.