Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha duke thënë se keni 18 muaj që hiqni vallen e vdekjes.
“E keni kthyer vdekjen në refren. Keni kohë tashmë 18 muaj që hiqni vallen e vdekjes. Nuk e kuptoj përse këmbëngulni me kaq kënaqësi në retorikën e vdekjes. Akuzat shterpë nuk mund të jenë fakte ashtu sikurse shifrat nuk mund të jenë opinione” ka replikuar Manastirliu.
Në replikën e saj Manastirliu tha se Shqipëria ja ka dalë edhe ndërkombëtarisht të menaxhojë këtë fatkeqësi.
“Shqipëria ja ka dalë edhe ndërkombëtar që t’i fitojë betejat e vështira të një kohe shumë të vështirë siç është pandemia e covid19. Loja me të vdekurit është një avaz i vjetër i kësaj politike shterpë pa din e pa iman”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë i ka bërë sërish thirrje opozitës për të qenë të bashkuar në përballimin e situatës së pandemisë në vend.