Ylli Manjani, që prej ditësh i është bashkuar lëvizjes së Berishës kundër Lulzim Bashës, thotë se këtij të fundit i duhet një avokat i mirë për çështjen e lobimit me para ruse në SHBA.

“Lulzim Bashës më shumë sesa një vizë amerikane në pasaportë i duhet një avokat. Dhe i mirë madje!

Nëse Nick Muzin ka dëshmuar para autoriteteve hetimore amerikane, ajo dëshmi është shkak i plotë ligjor për të riçelur hetimin penal në Shqipëri. Herët a vonë kjo do ndodhë.

Nuk ka diplomaci në botë që zhduk prova të autoriteteve hetimore e gjyqësore! Mund ti përdorin përkohësisht për interesa të çastit, por kaq. Sepse siç i fshehin për një interes, ashtu edhe i çojnë në vend po për interes…

Ndaj kush ja do të mirën Lulit duhet ta këshillojë të gjej një avokat të mirë. Se edhe Atë që e mbrojti deri në fund e përzuri me vendim të jetës së tij.

Apo do ta mbrojë Rama!

I duhet avokat”, shkruan Manjani, që këto kohë është shumë aktiv kundër Bashës.