Një karton i kuq ka bërë që ndeshja mes Shënkollit dhe Orikut të shndërrohet në arenë boksi, ku futbollistët janë përplasur dhe zënë mes tyre.
Ngjarjet e dhunës në kategoritë e ulta në futbollin shqiptar po përsëriten nga java në javë. Këtë herë një episod i shëmtuar ka ndodhur në kategorinë e dytë mes Shënkollit dhe Orikut.
Shkak është bërë një karton i kuq në minutën e 83 i Kaçorrit për ekipin vendas. Për pasojë ka shpërthyer një sherr masiv mes dy skuadrave ku janë përfshirë edhe bankina e ekipit vendas. Duke parë situatën e krijuar arbitri ka vendosur ndërprerjen e ndeshjes, ndërsa lojtarët protagonistë të sherrit janë shoqëruar në komisariatin e Lezhës.

Në momentin e nderprerjes së ndeshjes rezultati ka qenë 0-1 për ekipin mik të Orikut.