Rikthim i hidhur në Romë për Simone Inzaghi-n në ndeshjen e tij të parë si ish kundër Lazio-s. Në javën e tetë të Serisë A, Inter ka humbur 301 kundër bardhekaltërve dhe ka pësuar humbjen e parë në kampionat. Shumë raste dhe shumë polemika në Olimpico. Perisic (12′) ka zhbllokuar ndeshjen me penallti, ndërsa Immobile (64′) ka barazuar në pjesën e dytë po me penallti.

Felipe Anderson (81′) ka përmbysur rezultatin teksa një lojtar i Inter-it ishte në tokë. Një moment që ka acaruar miqtë dhe ka bërë të fillojë një sher mes lojtarëve të dy ekipeve. Milinkovic-Savic (91′) ka realizuar golin e tretë. Karton i kuq për Luiz Felipe në fundin e ndeshjes.