Ndeshja Kukësit-Tirana është konsideruar si edhe takimi që do të inagurojë më 20 nëntor stadiumin e ri të Kukësit.

Një investim që sic deklaron presidenti i nderit dhe kryetari i bashkisë së qytetit verilindor, Safet Gjici do të ketë një ndikim të madh përveçse financiar, pasi do të kursehen transferat dhe qiratë për stadiumet e tjera, por edhe në rezultate.

Safet Gjici: Pas 3 vitesh do të rikthehemi në shtëpinë tonë, në këtë impiant që ka kushtuar rreth 8 milion euro.

Po si e keni parë këtë sezon Kukësin i cili ka befasuar të gjtihë me mënyrën e lojës dhe jo vetëm?

Safet Gjici: Ka një mënyrë loje shumë të mirë, por kemi bërë disa gabime. Me rikthimin në fushën tonë edhe rezultatet do të jenë akoma më të mira.

Në ndeshjet që do të luaj brenda Kukësi tashmë do të grumbullohet 3 ditë përpara në Kukës dhe presidenti Gjici do të rikthehet të jetë më prezent me skuadrën, gjë që sipas tij i ka munguar në dy vitet e fundit.

Safet Gjici: Ekipet në Shqipëri kështu janë mësuar që gjithmonë titullari i pari i klubit duhet t’i rrijë afër.Edhe trajneri edhe stafi por edhe lojtarët ndihen më mirë.

Mbrëmjen e sotme Kukësi do të luaj përballë Dinamos në Air Albania të kryeqytetit, takim ky i vlefshëm për javën e 7-të të Abissnet Superiores.