Në 24 orët e fundit, si rezultat i 3.472 testimeve, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin në Kosovë. Ndërkohë, 2 persona nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin.

Aktualisht në të gjithë vendin 2.559 pacientë janë aktivë me virusin, ku numrin më të lartë të infektimeve e shënon Prishtina.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orë janë shëruar 409 qytetarë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 154.600 që prej fillimit të epidemisë në vend.

Që prej fillimit të pandemisë 1.343.656 persona janë vaksinuar, ku 541.431 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat. Në 24 orë janë dhënë 14.821 doza të vaksinës.