Shporta e konsumatorit në Kosovë ka pësuar ndjeshëm rritje të çmimit. Çmimet e produkteve esenciale kanë shënuar rritje për 4.9 përqind në shtatorit e këtij viti krahasim me shtatorin e vitit 2020. Qytetarët tregojnë se produktet me rritje më të lartë janë vajrat, buka e prodhimet e qumështit.

Derisa çmimet rriten, Kosova vazhdon të jetë vendit me të ardhurat më të ulëta për kokë banori, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor.

”Këtu janë më shtrenjtë se në Gjermani. Çfarë të ardhrua kemi ne këtu dhe çfarë ata atje”, shprehet një qytetar.

Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës tregojnë se rritja ka filluar që nga janari tek të gjitha produktet.

Buka dhe drithërat në këtë periudhë kohore kanë patur një ngritje prej 1.5%, mishi 1.9, qumështi, djathi dhe vezët, 7.7, vajrat dhe yndyrat ushqimore një rritje prej 28%.

Në këtë rritje, përves rritjes së çmimit të naftës kanë ndikuar edhe faktor të tjerë.