Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 13 të infektuar dhe një humbje jete si pasojë e koronavirusit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vend, rastet pozitive janë konfirmuar nga 2.138 testime të kryera.

Po ashtu bëhet e ditur se sot janë shëruar 20 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.346. Në total numri i rasteve aktive është 439