Liverpool po mendon ta përforcojë mesfushën me Milinkovic-Savic. Serbi është një fiksim i Klopp, siç ka qenë gjithmonë i Allegri-t, dhe Simone Inzaghi-t, i cili do të bënte gjithçka për ta patur edhe tek Inter-i.

Sipas Todofichajes.com, anglezët mund të kenë një avantazh të rëndësishëm nëse do të vendosë të hidhet në sulm për lojtarin.

Fuqia blerëse e Të Kuqve është më e lartë se ajo e Juventus dhe Inter, edhe nëse kërkesa e Lazio-s do të prekë 70 milionë eurot.