500 mijë euro në javë, është kërkesa e Salah për të rinovuar me Redsat. Do të jetë një sezon i gjatë për Liuverpoolin. Redsat po luftojnë për të mbajtur skuadrën që kanë, por për ta bërë këtë, duhet t’ua plotësojnë kërkesat futbollistëve. Mohamed Salah dëshiron të qëndrojë dhe të rinovojë me Liverpoolin, por vetëm sipas kushteve të tij.

Ai kërkon 500 mijë euro në javë me kontratën e re, diçka që ka shokuar drejtuesit e klubit. Sipas mediave në Angli, janë ndërprerë tashmë negociatat për rinovimin e kontratës së Mohamed Salah sepse klubi e sheh si të paarritshme kërkesën e tij. Megjithatë, “Football Insider” shkruan se Jurgen Klopp ka hyrë në mes dhe është duke i bërë klubit presion për të rinovuar dhe për t’ia plotësuar kërkesën Salahut, pasi sipas tij, ai është zemra e projektit.

Në anën tjetër, Paris Saint Germain është duke monitoruar gjithë situatën, pasi e sheh Salahun si zëvendësuesin ideal të Kylian Mbappe, nëse ky i fundit transferohet në Real Madrid.