Aktorja e famshme, Kristen Stewart preferon vetëm një pjesë shumë të vogël të projekteve kinematografike për të cilat ka punuar gjatë gjithë karrierës së saj. “Kjo ishte një goditje fatale. Unë ndoshta kam bërë pesë filma vërtet të mira nga 45 ose 50 filma? Për të cilët them,” Uau, ai person bëri një punë të bukur”. Duhet të shikoj listën time të kreditit. Por ato janë të pakta dhe të vogla. Kjo nuk do të thotë se jam penduar për realizimin e tyre,” tha aktorja.

Ajo refuzoi të përgjigjej kur u pyet për cilët filma bëhet fjalë, por shtoi se ndër të preferuarit janë ata të regjisorit Olivier Assayas, si Clouds of Sils Maria dhe Personal Shopper. Kujtojmë se aktorja luan Princeshën Diana në filmin biografik “Spencer”. I vendosur në një fundjavë dhjetori të vitit 1991, filmi tregon Princeshë Dianën teksa kalon Krishtlindjen me familjen mbretërore dhe më pas merr vendimin për t’i dhënë fund martesës me Princin Charles.

Në film fansat mund të shikojnë se si kalohen pushimet në rezidencën e Mbretëreshës Elizabeth në Sandrigham ndërkohë që stafi përgatit ushqimet dhe organizon se çfarë do të veshë Diana në çdo hap. Familja mbretërore shihet duke u ushqyer, duke shkuar në kishë dhe duke bërë foto të portretit familjar, ndërsa Diana dhe martesa e saj po shkatërrohet.