Pas kthimit të Paulo Dybala me grupin, një tjetër lajm i shkëlqyer për Massimiliano Allegri. Francezi Adrien Rabiot është gjithashtu gati të kthehet në stërvitje, pasi mposhti Covid-19. Rezultati pozitiv më 9 tetor, ndërsa ishte në grumbullim me Francë, e futi mesfushorin në karantinë. Ish-lojtari i PSG, përveç finales së Ligës së Kombeve, mungoi edhe në ndeshjet ndaj Romës dhe Zenit.

Komunikata për shtyp e Juventusit njoftoi përfundimin e karantinës dhe rikthimin në aktivitetin konkurrues: “Adrien Rabiot ka kryer kontrollin me një test diagnostikues (tampon) për Covid 19. Ekzaminimi ka dhënë rezultat negativ. Lojtari është shëruar dhe nuk do t’i nënshtrohet më regjimit të izolimit në shtëpi”.

Natyrisht, prania e tij të dielën në mbrëmje me Interin duhet vlerësuar. Ai mund të qëndrojë më së shumti në pankinë. Për Allegrin, megjithatë, është një lojtar më shumë për t’u llogaritur. Dhe infermieria bardhezi për momentin është bosh.