“Bianconeri” do ta presin ekipin e papërshtatshëm – Sassuolo, “Nerazzurri” e vizitojnë Empolin në kuadër të xhiros së dhjetë të Serie A Serie A vazhdon sonte me ndeshjet tjera të xhiros së 10-të. Juventusi do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi derisa i bën konak Sassuolos.

Megjithatë, Gjelbër e Zinjtë janë ekip mjaft i papërshtatshëm që mund të të dënojë në çdo moment. Sidoqoftë, Juve ka nevojë për pikë për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull të kampionit.

Kjo ndeshje fillon në orën 18:30. Ndërsa, sonte luan edhe Interi, i cili e viziton Empolin. “Nerazzurri” shihen si favoritë për të fituar pasi nuk kanë opsion tjetër. Kampioni aktual ka mbetur 10 pikë prapa liderit, Milan, por e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Empoli, nga ana e tij, do të ishte i kënaqur nëse e mban një pikë në shtëpi.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 20:45. Edhe sfida tjetër e sontme në mes të Lazios dhe Fiorentinës pritet të jetë mjaft interesante.