Kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro u cilësua sot nga kryeministri Edi Rama si ‘shembulli i keq’ për mënyrën e menaxhimit të mbetjeve urbane. Në mbledhjen me kryebashkiakët, Rama nuk kurseu kritikat për Goron, kritika që ky i fundit duket se i pranon me përulësi.

Pas mbledhjes në kryeministri, i pyetur nga gazetarët, ai reagon shkurt teksa thotë vetëm : “Ja vlen, do përmirësohemi”