Johnson & Johnson ka kërkuar miratimin e një dozë përforcuese kundër Covid-19. Rikujtojmë se vaksina tregoi 94% efektivitet në fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike kundër simptomave të rënda të Covid-19 në SHBA dhe 75% mbrojtje në të gjithë botën.

Miratimi i një doze përforcuese është shumë i rëndësishëm pasi mund të rrisë numrin e antitrupave nkatër deri në gjashtë here më shumë pas dy muajsh. Sidomos kundër sëmundjes së rëndë, doza e dytë ofron të paktën 14 ditë pas administrimit të saj mbrojtje absolute (100%), sipas kompanisë. Një dozë e vetme nga Johnson&Johnson ofron 79% mbrotje kundër Covid-19.