Deputeti demokrat Xhelal Mziu është përfshirë në një debat me komentuesit në rrjetet sociale. Gjithçka ka nisur pas postimit në Facebook të një reagimi në lidhje me fiskalizimin.

Njëri nga komentuesit e ka quajtur, deputetin demokrat “letër higjienike të konsumuar”. Por nuk ka munguar reagimi në komente i Mziut që shkruan se letër higjienike bëhen frikacakët. Deputeti nuk ishte në takimin që Sali Berisha zhvilloi në Dibër dhe një pjesë e demokratëve i janë vërsulur Mziut, i cili shprehet se ka dhënë prova sa e do Sali Berishën.

“Unë i konsumuar? Po ti nuk din qëndrimin tim ndaj Berishës! Unë kam dhënë prova se sa e dua Sali Berishën dhe e dua! Ju që shkruani e doni relativisht. Berisha i din më mirë se sa ju gjërat. Letër higjienike bëhen frikacakët unë kam dhënë prova” shkruan Mziu.