Edhe pak ditë na ndajnë nga Maratona e Tiranës, kështu që duhet të nxitoni të regjistroheni nëse ende nuk e keni bërë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një njoftimi në Twitter njofton datën se kur mbyllen regjistrimet.

“Ditën e mërkurë, 13 tetor, ora 24:00 mbyllen regjistrimet për Maratonën e Tiranës! Mos e humb shansin për t’u bërë pjesë e eventit me të madh sportiv të kryeqytetit!

Regjistrohu tani në:

Kreu


http://Easypay.al
Pikat e regjistrimit, i gjeni në videon më poshë”, shkruan Veliaj në Twitter.

‘Maratona e Tiranës 2021’ vjen këtë vit me edicionin e saj të 5-të. Gara do të mbahet me datë 17 tetor dhe do të ketë 4 kategori; Marathon(42.195) Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too” kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Nuk do të mungojë as gara “Fun Run” e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë 16 tetor 2021 me të rinjtë e Shkollave te Mesme të Tiranës.

Ndërsa çmimet për fituesit do jenë si më poshtë:

Kategoria Marathon 42 K:

Vendi i tretë: 2000 Euro

Vendi i dytë: 3000 Euro

Vendi i parë: 5000 Euro

Kategoria Half Marathon 21 K:

Vendi i tretë: 1000 Euro

Vendi i dytë: 1500 Euro

Vendi i parë: 2000 Euro

Kategoria Tirana 10 K:

Vendi i tretë: 500 Euro

Vendi i dytë: 600 Euro

Vendi i parë: 800 Euro

Kategoria “We too”:

Vendi i tretë: 300 Euro

Vendi i dytë: 400 Euro

Vendi i parë: 500 Euro.