Dy konkurrentët e ‘Big Brother VIP’, Semi dhe Donaldi i kanë treguar njëri-tjetrit histori të ndryshme nga jeta e tyre. Historia e Donaldit ishte aq prekëse, sa të dy nuk i mbajtën dot lotët.

Ai tha se kur ka ardhur fillimisht në Tiranë nuk ka pasur mundësi për të paguar qiranë dhe pronari e ka nxjerrë nga shtëpia. Donaldi tregoi se këtë histori të mbushur me disa batuta ua tregonte qytetarëve, në show-n ku merrte pjesë dhe ata qeshnin.

“S’kishim paguar dhe i zoti i shtëpisë na ka nxjerrë nga shtëpia. Ne bënim show dhe njerëzit qeshnin me këtë. Situatën tonë e mbushnim batuta dhe kur mbaronte show të gjithë iknin nëpër makina dhe unë merrja Andin, shokun tim, me fugona, se makinë nuk kisha”, tha ai mes të tjerash.

Semi shpërtheu në lot nga historia e tij dhe Donaldi e përqafoi.