Mbrëmjen e të shtunës në ‘Përputhen Prime’, Alvisa doli dy herë nga studioja. Fillimisht, ish i dashuri i saj u bë pjesë e programit duke e shokuar, e herën e dytë debatoi ashpër me opinionistin Arjan Konomi.

Menjëherë pas saj dolën dhe konkurrentët e tjerë për ta mbështetur. Në puntatën e sotme të ‘Përputhen’ u transmetua se çfarë ka ndodhur në prapaskenë pas atij momenti.

Alvisa ka komunikuar me ish-in, Hysen Rama, duke i thënë: Unë të betohem për familje që ti në audicione ke ardhur pasi Arjani ka ardhur këtu.

Hyseni: Të jesh e sigurt që kam ardhur para Arjanit. Betohem për mbesën.

Alvisa është ngritur për t’u larguar dhe Hyseni ka tentuar ta mbajë duke e prekur në krah. Kjo nuk i ka pëlqyer Alvisës, e cila është ngritur duke bërtitur “Ik, ik mos më prek”.