Italia ka forcuar masat kufizuese, për të përballuar situatën emergjente epidemiologjike shkaktuar nga COVID-19. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informoi mbi kushtet e vendosura për udhëtimin e qytetarëve drejt Italisë. “Duke filluar nga data 26 tetor shtetasit nga: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Libani, Azerbaxhani, Moldavia, dhe Armenia mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si motive pune, shëndeti, studimi dhe urgjence. Po ashtu, lejohen personat të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës, familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali, personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali, sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar”, bën të ditur MEPJ.

Sipas MEPJ-së, shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se orë do ti nënshtrohen edhe një vetizolimi ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik. “Për të udhëtuar drejt Italisë kërkohet prezantimi i “Passenger Locator Form” në format dixhital ose në kopje fizike, prezantimi i testit me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit. Qytetarët do ti nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form”, si dhe do të kryejnë testin molekular ose antigjenin, në përfundim të izolimit”, informoi MEPJ. Masat janë të vlefshme deri më datë 15 dhjetor 2021.