A person refuels his car at a service station in Rome, Italy, 21 April 2020. The coronavirus crisis and the collapsed oil price make petrol much cheaper than before pandemy. ANSA/MASSIMO PERCOSSI

Sipas të dhënave javore të Ministrisë italiane së Tranzicionit Ekologjik, çmimet e karburanteve janë ende në rritje. Ato arritën në 1,746 euro për litër për benzinën, 1,608 euro për naftën dhe 0,826 euro për LPG (gazin e lëngshëm).

Shifrat raportohen nga Shoqata e Konsumatorëve, që nënvizon se ”çmimi i naftës është në nivelin më të lartë që nga viti 2014”. Vetëm në një vit, çmimi i gazit u rrit 39,5 %.