Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Ismet Beqiri inspektoi punimet që po kryhen për rehabilitimin e hapësirave publike në qytetin e Ballshit. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se puna për transformimin e Ballshit po ecën me ritme të shpejta.

Gjithashtu Balla në shënimin e tij deklaron se në mandatin e ri që sapo ka nisur do të rritet edhe më shumë vëmëndja e qeverisë për Mallakastrën.

Postimi i plotë i Taulant Ballës: Ballsh. Transformimi i qytetit Ballsh po ecën me ritmet e duhura. Do të rrisim edhe më shumë vëmendjen e Qeverisë për Mallakastrën në mandatin tonë të ri.