Banorët kanë vendosur që ditën e sotme t’i japin fund gjithë keqkuptimeve dhe debateve lidhur me pastërtinë në shtëpi.

Ata janë grupuar sërish, për të disatën herë, për të ndarë detyrat dhe përgjegjësitë që lidhen me rregullin dhe pastrimin në shtëpi.

Leaderi aktual i shtëpisë, Iliri, ka hartuar një mbledhje ku gjithsecili bëri ankesat e tyre lidhur me mirëmbajtjen e shtëpisë.

“Unë kam shumë problem faktin që më detyrojnë”,- tha Monika.

“Është shumë turp që nuk askush nuk është në gjendje të pastrojë mbeturinat e tij”,- shtoi nga ana tjetër Arjola.

Iliri vendosi që vajzat të rimblidhen dhe të hartojnë një plan më të detajuar për ndarjen e punëve të shtëpisë..